Vangjush Dako i përgjigjet deputetit të PD: Nëna jote është më e majtë se unë

Kliko per me shume info

Pas kerkeses se PD per arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, shfrytëzoi rrjetet sociale për t’iu kundërpërgjigjur ndaj deputetit Oerd Bylykbashit.

“Oerd Bylykbashi bën kompetentin në Tiranë, ku s’e njeh askush. Në Durrës është personazhi më i pavotuar i PD-së! Oerdi e di shumë mirë që koha kur PD-ja i merrte votat në Durrës me figura serioze qytetare dhe me burgaxhinj me leje 10-ditore në fshat ka vdekur. Figurat qytetare të PD-së ka kohë që votojnë Vangjush Dakon dhe Oerdi e di mirë! Sepse nuk kanë si i shkojnë mbrapa Oerdit, që s’merr as votat e shtëpisë së vet dhe e mbante Sokol Olldashi i shkretë si sekretar nga mbrapa”, shkruan ndër të tjera Dako.

Kliko per me shume info

Më tej, kryebashkiaku i Durrësit i thotë deputetit demokrat Bylykbashi të harrojë Durrësin, duke lëshuar kështu sfidën edhe për zgjedhjet lokale të qershorit të ardhshëm.

“Ndërsa koha e burgaxhinjve, koha e Lentit tënd që nxirreshin për të rrahur njerëzit e PS-së në Ishëm e nëpër fshatra ka vdekur. Vdiq bashkë me Saliun. Sot votat merren me punë e me fushata, ku PS-së s’i del dot para jo Oerdi, po askush. Sa takime bëj unë në 24 orë, Oerdi që fle gjumë në drekë s’ka për t’i bërë dot as në 24 vite politikë! Më vjen keq se e kam banor timin, po s’kam çfarë i bëj, do e fus në listën e gjyqeve me vemjet e tjera të Lul Peshkut dhe po ia përsëris: Harroje Durrësin si politikan Oerd! Shijo si qytetar ndryshimet që kam bërë dhe do të bëj unë bashkë me qeverinë time, po si politikan je i mbaruar”, shkruan më tej Dako.

Në fund, ka edhe një batutë për rivalin e tij politik.
“Shyqyr që të fut Lul Peshku të parin në akuariumin e PD-së së Durrësit dhe të çon në parlament brenda në akuarium, se ty edhe moma jote ta jep votën për konflikt interesi se për bindje është edhe më e majtë se unë!”.

Deklarata e Bylykbashit:
“Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg”. Kështu është shprehur deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në një dalje për mediat paraditen e së premtes.

“Dosja 339 provon modelin e marrjes se pushtetit nga Edi Rama nëpërmjet shkëmbimit të pasurive publike tek bandat për votat e blera apo grabitura nga këto banda”, tha Bylykbashi.

“Partia Demokratike kërkon arrestimin dhe gjykimin pa vonesë të Vangjush Dakos. Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos, janë të qarta dhe për këtë krim, ai duhet të jetë në burg! Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Janë pikërisht ato banda që sot po marrin tendera, licenca dhe leje ndërtimi në Durrës. Dosja 339 provon modelin e marrjes se pushtetit nga Edi Rama nëpërmjet shkëmbimit te pasurive publike tek bandat, për votat e blera apo grabitura nga këto banda për llogari të tepsisë së Edi Ramës. Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë. Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama”, u shpreh Bylykbashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.