Çmimet e çmendura të protezave rëndojnë pacientët

Kliko per me shume info

Mirela Zefi është një ndër pacientët e shumtë që nuk kanë para për të përballuar çmimet e kripura të protezave.

Ajo tregon se protezën e parë për këmbën e bleu me lekët që mblodhi kur iu nda e ëma nga jeta. Por, ajo tani thotë se ka nevojë për protezë në këmbën tjetër.

Kliko per me shume info

Mirelës i duhen 4000 euro për këmbën, por ajo nuk i del ta përballojë.

Ajo shprehet për TCH:

Unë gjysmë pensioni marr nga këmba e parë dhe 100 mijë lekë nga pensioni i motrës, që është invalide, se jetoj me të.”
U tha se pajisjet mjekësore siç janë protezat, lentet e syve e të tjera si këto, janë futur në listë me rimbursim, por siç duket ato nuk u rimbursohen të gjithëve.

Qeveria shqiptare ka akorduar një fond prej 1 milion e 300 mijë eurosh për rimburismin e protezave për pacientët e QSUT-së, spitalin e traumës dhe atë të Durrësit. Spitalet rajonale kanë fond më vete, por sërish është e pamjaftueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.