Çfarë fshihte fjalimi i ‘lamutumirës” së Fatmir Xhafajt?

Kliko per me shume info

Mbrëmjen e sotme ministri i Brendshëm i dorëhequr, Fatmir Xhafaj i skuqur dhe plot mllef, sikur ta kishin përzënë me zor, mbajti fjalimin e tij të fundit në postin e Ministrit para drejtuesve të Policisë së Shtetit.

Xhafaj bëri një panoramë të përgjithshme mbi zhvillimet e Ministrisë dhe punën e Policisë përgjatë një viti që ky dikaster drejtohej nga ai.

Kliko per me shume info

Së pari ai e nisi fjalimin me luftën kundër kanabisit kultivimit dhe trafikimit të tij, duke thënë që një vit më parë droga kishte fuqizuar krimin e organizuar. Në mënyrë direkte me kanabisin ai thumbi ish-ministrin Saimir Tahiri, për të cilin e ka shprehur hapur se në kohën që ministria e Brendshme drejtohej nga ai, kanabisi lulëzoi.

Së dyti Xhafaj e vuri theksin tek menaxhimi i kufijve. Ai tha se Ministria e Brendshme përgjatë këtij viti ka menaxhuar kufijtë me qëllim kryesor frenimin e fenomenit të azil kërkimit dhe migracionit ilegal, duke iu kundërpërgjigjur kështu opozitës për të gjitha akuzat, që ajo i adresoi se në Shqipëri kishte filluar ngritja e kampeve, madje ishin regjistruar azilkërkuesit e parë.

Së treti ministri tashmë i dorëhequr, Fatmir Xhafaj u ndal tek lufta me krimin e organizuar, duke cituar operacionin “Forca e Ligjit” si shembull kryesor dhe së fundmi atë “Ndëshkimi i të Fortëve”, ku në pranga përfunduan dy ish-deputetë të PS-së, Arben Ndoka dhe Arben Çuko. Gjithashtu u goditën grupe kriminale në Durrës e Shjijak, ku nga përgjimet dyshohet se Vangjush Dako, ka bërë pazare për shitblerjen e votes në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Edhe këtë herë Xhafaj nuk u ndal të adresonte mesazhe të koduara. Referuar bandave dhe të arrestuarve të fundit Xhafaj u shpreh: “Përfaqësues të grupeve kriminale që deri dje emrin e tyre nuk guxonte kush t’i përmendte dhe jo më të mendonte për t’i vendosur në bankën e të akuzuarave nga drejtësia, sot gjenden në qeli, ndërsa ata që janë jashtë po e shohin çdo ditë që rrethi po ju ngushtohet, se nuk e kanë më lirinë të zhvillojnë veprimtarinë e tyre kriminale”,- tha Xhafaj.

Por nëse pak javë më parë u arrestuan ish-zyrtarë, kësaj radhe arrestimin e kujt po mundohet të paralajmërojë Xhafaj?

Gjakrat tashmë janë nxehur dhe vet Ministri i dorëhequr e pohoi, që mbështetja e kryeministrit ndaj tij ka qenë për kohën që ai ka qenë në krye të Ministrisë së Brendshme.
Po tashmë që prej 10 ditësh, nuk e gëzon më këtë post çfarë do të ndodhë? / CNA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.