Bularati, zv.ministrja Papakosta i kujton Shqipërisë kushtin e BE

Kliko per me shume info

Ceremonia mortore e Konstandinos Kacifas, ku nuk munguan thirrjet nacionaliste, u në objekt debatesh dhe diskutimesh, ndërsa Shqipëria shpalli non-grata 52 shtetas grekë.

Mes shumë reagimeve që prodhoi ngjarja është dhe ai zëvendësministres greke të Rendit, Katerina Papakosta. Përmes një postimi në profilin e saj të ‘Facebook’-ut Papakosta tha se Greqia duhet të hapë një dialog të sinqertë për të drejtat e minoritetit.

Kliko per me shume info

“Ne me Shqipërinë duhet te hapim një dialog të sinqertë dhe të thelle për të drejtat e pakicës kombëtare në funksion të perspektivës evropiane, gjendjes dhe zbatimit te tyre te plote. Ashtu si ka kërkuar Shqipëria për shqiptarët jashtë vendit autonominë apo dhe pavarësinë, duhet t’i japë minoritetit të gjithë të drejtat qe i takon. Ky përben dhe një kusht nga BE për integrimin europian”- thuhet në postimin e saj.

Kujtojmë se minoritari grek Kacifas u vra në Bularat, më 28 tetor pas një shkëmbimi zjarri me forcat speciale RENEA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.