Buffon: Pezullimi në Madrid ishte i drejtë

Kliko per me shume info

Gianluigi Buffon është kthyer përsëri në Champions League, ku mungonte që prej ndeshjes së famshme mes Juventusit dhe Realit, pasi u ndëshkua me karton të kuq pas protestave kundër gjyqtarin Michael Oliver dhe u pezullua për deklaratat që tha më pas.

Sot, si portier i PSG, ai përsëri nuk doli me buzëqeshje nga fusha e lojës, pas barazimit 1-1 me Napolin, për më tepër me një penallti që e shkaktoi vetë.

Kliko per me shume info

Por Bufon duket e ka ndjerë shumë mungesën e këtij turneu, aq sa nuk ka ngurruar që të pranojë publikisht se kishte gabuar me deklaratat e tij pas asaj sfide ndaj madrilenëve kur e cilësoi gjyqtarin “të pandjeshëm” dhe me “një kosh plehrash në vend të zemrës”. “Më mungonte Champions League pasi mendoja se më ishte bërë një padrejtësi. Nuk flas për pezullimin pas fjalëve post-Madrid, ai ishte i drejtë. Por për kartonin e kuq që m’u dha në Madrid dhe ishte i pabesueshëm. Tani ishte e rëndësishme të shfaqesha i gatshëm dhe t’i jepja një dorë shokëve të skuadrës se sot ishte një ndeshje delikate”, tha ai pas sfidës.

I ngacmuar se skuadra e tij nuk kishte fituar dot në Napoli, Bufon ka kujtuar se nuk është aq e thjeshtë ta bësh një gjë të tillë. “Nuk kam parë askënd të vijë në Napoli dhe të fitojë lehtësisht. Në të gjithë karrierën time të gjatë këtu kam fituar vetëm dy herë dhe un kam qenë pjesë e skuadrave të forta. Kjo do të thotë se të fitosh në Napoli është gjithçka përveçse e lehtë. Penalltia? Nëse nuk ka ndonjë gjë të veçantë, nuk ka arsye pse të protestoj”, tha portieri italian i PSG-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.