Bllokuan Kakavijën, shkon në 9 numri i personave të shoqëruar në komisiariat

Kliko per me shume info

Pas përfundimit të ceremonisë mortore të 35-vjeçarit Konstandin Kacifas, në Bularat të Gjirokastrës, shtetasit grekw qw kishin ardhur pwr tw marrw pjesw nw varrim bllokuan pikën kufitare dhe aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë për më shumë se 10 minuta.

Si rezultat të paktën 9 shtetas grekë janë shoqëruar deri më tani nga policia shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës, mes të cilëve edhe ekstremisti grek Babis-Harallambos Karathanos.

Kliko per me shume info

Burime nga policia bëjnë me dije se personat po merren në pyetje dhe po verifikohet nëse janë ata përgjegjësit për bllokimin e rrugës si dhe nëse kanë kaluar kufirin ilegalisht apo në mënyrë të rregullt.

Gjithashtu mësohet se në Komisariat ka shkuar edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule për të kërkuar sqarime lidhur me shoqërimin e 9 shtetasve grekë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.