Bilanc tragjik nga aksidentet në Lezhë

Aktualitet

Lezha është goditurë rëndë nga aksidentet gjatë 6 muajve të fundit.

Rezultati është i frikshëm, 6 persona kanë vdekur, 9 janë plagosur rëndë dhe 68 të tjerë janë plagosur lehtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për sa i takon vendeve ku ndodhin aksidentet, zonat problematike janë kryqëzimi i Shënkollit, Rrilës, Ishull Lezhës, Dajçit, Balldrenit, Blinishtit dhe ai i Kallmetit.

Këa kryeqëzine kanë rrezikshmëri të lartë dhe nuk ka mbikalime apo nënkalime.

Autostrada është përgjakur disa herë nga aksidentet e rënda.

Sipas Policisë së Lezhës siguria rrugore kërkon plotësim të standardeve me investime për krijimin e mbikalimeve, nënkalimeve apo dhe ndriçimin rrugore.

Shefi i Qarkullimit Rrugore në Policinë e Lezhës Altin Mena, është shprehur se numri aksidenteve ka rënie, por rreziku mbetet evident.

ME TE LEXUARAT