Bes Kallaku reagon ashpër pas lajmit të rëndë nga portalet ilegale: Gjithçka ka një limit

Kliko per me shume info

Përhapja e lajmeve të rreme në portale është kthyer në luftë për të fituar sa më shumë klikime.

Disa ditë më parë në disa portale shqiptare, është përhapur lajmi se Besi dhe Xhensila janë përfshirë në një aksident.

Kliko per me shume info

Sipas faqeve ilegale, aksidenti ka lënë pasoja kritike për këngëtaren. Lajmi është publikuar më 30 tetor, siç shihet në këtë shkrim, por Bes Kallaku ka vendosur të reagojë sot për t’i dhënë fund një herë e mirë shpifjeve për ta.

Reagimi i Bes Kallakut:
“Gjithçka ka një limit, deri këtu jo. Nuk mund të kuptohet dhe as të pranohet një lajm apo një titull i tillë për disa klikime më shumë. Turp dhe injorancë e madhe të abuzosh në këtë mënyrë. Lavdi Zotit, jemi mirë vetë dhe s’ka ndodhur asgjë, por po na lë zemra Ijen, mamanë, prindërit e familjarët duke lexuar këto idiotësira që përhapen pa filtra” – shkruan Besi në Instagram.

Duket se AKEP dhe organet e tjera shtetërore, nuk kane vepruar ende ndaj këtyre faqeve ilegale që fabrikojnë lajme për personazhe të njohur me qëllim përfitimin nga klikimet, duke përdorur edhe fjalë kyçe nga mediat e njohura në vend, për ti bërë të besueshme “lajmet e rreme” që shpërndajnë në internet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.