Bënte pushime luksoze me X5, si i vodhi shqiptari 400 mijë franga shtetit zviceran duke u hequr si invalid

Kliko per me shume info

Një 47-vjeçar shqiptar nga Kosova ka përfituar për rreth 10 vite pa të drejtë pension invalidi në Zvicër.

Ai i ka sjellë konkretisht 420 mijë franga dëme buxhetit zviceran.

Kliko per me shume info

SI NISI HISTORIA?

Burri nga Kosova pësoi aksident në vitin 2000 në Zürich-Altstetten dhe kërkoi dëmshpërblim për dëm fizik, pasi vuante nga dhimbja kronike e shpinës dhe kokës.

Gruaja e tij kishte deklaruar para mjekëve se përkujdesej për të si për një fëmijë dhe se ishte i paaftë për punë.

Kështu ai jo vetëm që përfitoi pension, por dy komunat e tij rezidenciale i paguanin atij shërbime shtesë në aglomeratin e Zyrihut.

AKUZAT FILLUAN NGA VITI 2008

Në tetor të vitit 2008, një person anonim u paraqit në zyrën për përfitimin e pensionit të invalidit dhe tregoi se burri nga Kosova prej pesë vjetësh punonte në të “zezë” si bodyguard/roje në një diskotekë.

Zyra për invalidët vendosi një detektiv privat për të vëzhguar privatisht 47-vjeçarin. Aty u zbulua se ai shkonte rregullisht për pushime në Kosovë, ngiste automjete luksoze, kishte vizituar rivieren egjiptiane dhe turke e ndërsa në vendlindje kishte ndihmuar një të afërm për të ndërtuar një shtëpi.

Përfituese e ndihmës sociale kishte qenë edhe bashkëshortja e tij, që përpos kësaj, punonte si parukiere. Së bashku, edhe pse përfitues të ndihmave të pensionit të invalidit, ata ngisnin makina të shtrenjta të tipit X5.

Për t’u shpallur i pafajshëm, shqiptari theksoi se momentalisht trajtohet te 13 mjekë dhe se pi 13 tableta në ditë, raporton albinfo. Avokati i tij gjithashtu deklaroi duke thënë se ‘ai është tërësisht i paaftë për punë’.

Por, pasi Prokuroria kërkoi 41 muaj heqje lirie, Gjykata Rajonale e Zvicrës e dënoi në dhjetor 2016 për shkak të mashtrimeve me 36 muaj heqje lirie, 12 prej të cilave duhet të kryhen patjetër.

Shqiptari e dërgoi çështjen deri në Gjykatën e Lartë, seanca e të cilës u mbajt të enjten.

Gjykata është e bindur se 47-vjeçari ka qenë tërësisht i shëndetshëm, duke keqpërdorur fondin për invalidët.

Gjykatësi vendosi se ai nuk ka qenë 100% i aftë për punë, por është shtirur më tepër se ç’duhet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.