Baton Haxhiu: Po, do të ketë korrigjim kufijsh me Serbinë!

Kliko per me shume info

Drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, është i ftuari i radhës në emisionin “Blic Interview” me Astrit Gashin. Duke e komentuar idenë e shkëmbimit të territoreve, Haxhiu ka theksuar se do të ketë korrigjim kufijsh me shtetin serb.

Madje, ai pretendon se është i pari që ka gjetur vlerësimin më adekuat të situatës politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përmes procesit të demarkimit.

Kliko per me shume info

Haxhiu në këtë intervistë të dhënë për “Blic Interview” me Astrit Gashin, ka thënë se procesi i demarkimit me Serbinë, do të ketë korrigjim kufijsh.

“E kam ditur që demarkimi me Serbinë, pas demarkimit me Malin e Zi, dhe po t’i shikoni gjërat që i kam shkruar, dhe kur e kam pasur polemikën me drejtoreshën e “Politikës” dhe me kryetaren e gazetarëve të Serbisë, kam thënë se demarkimi me Serbinë, do të ketë korrigjim kufijsh”, tha ai në “Blic Intervieë” me Astrit Gashin.

“Për ata të cilët kanë sens politik të ngjarjeve, nuk flasin me emocione, nuk janë hipokrit… Unë kam vendosur një kriter të së ardhmes. Dhe të tjerët të cilët kanë vendosur kriter emocional, ndoshta edhe në mungesë të dijes, ose që kanë pasur armiqësi me emra të përveçshëm, realisht i kanë bërë dëm opinionit publik”, tha ai.

Madje, sipas tij, ata njerëz as nuk kuptojnë se çfarë do të ndodhë, e as çfarë janë rrethanat politike, dhe cila është forca e shteteve që do të vendosin, se si do të duket harta ballkanike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.