Basha zbulon skenarin e qeverisë për 'Unazën e Madhe'

Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftyar në emisionin e “Real Story” në Vizion Plus ka thënë se 317 banesa rrezikohen të prishen nga ndërtimi i “Unazës së Re”.

Basha e ka cilësuar këtë gjë paligjshmëri barbare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“317 banesa rrezikohen të prishen. Kjo është paligjshmëri barbare. Detyra e çdo institucioni është që të jetë ne krah të njerëzve” – ka deklaruar ai.

Ndër të tjera Lulzim Basha ka thënë se ky është skenar i një spastrimi etnik dhe se banorëve nuk mund të shkosh e t’u thuash se keni 24 orë kohë për t’u larguar.

“Ky është skenar i një spastrimi etnik. Nuk mund të shkosh dhe ti thuash qytetarëve që kanë 24 orë kohë për t’u larguar”, – ka vazhduar kryetari i PD-së.

ME TE LEXUARAT