“Me një vit qera mbajën dashnoret këta shkërdhata!”, banorët e Astirit protestojnë para Bashkisë Tiranë

Aktualitet

Banorët e Unazës së Re, Astir, kanë dalë edhe sot në protestë por më të shumtë dhe më të vendosur të cilët janë vendosur para Bashkisë së Tiranës.

Banorët, të cilëve u rrezikohen shtëpitë dhe bizneset nga projekti për Unazën e Madhe nuk janë dakord me dëmshpërblimin që u është ofruar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata kane kërkuar patjetër takim me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, për të negociuar vendimin për dëmshpërblim të cilin e quajnë qesharak.

Qytetarëve u është premtuar 1 vit qera pasi t’u shemben shtëpitë dhe bizneset, asgjë tjetër, por vlera e banesave të tyre është shumë më e madhe siç shprehen vetë ata.

I revoltuar një qytetar tha:

Ka ofruar një vit qera, por me një vit qera mbajnë dashnoret këta shkërdhata! Jam shumë i revoltuar sepse po na zhdukin edhe ne.”

Ndërsa, një tjetër banor u shpreh:

Astiri ka qenë një zonë e pabanuar, por ne investuam në të dhe jemi të rregullt dhe në proces legalizimi dhe tani do na vënë fshesën sikur të mos kishim ekzistuar kurrë. Unë jam invalid por kurrë s’kam marrë pension por kam punuar si qeni dhe tani do më shembin gjithçka kam ndërtuar me djersë.”

Një tjetër qytetar tha:

Këta fshihen, se tani janë zgjedhjet. Ne kemi qenë të ligjshëm deri dje, ndërsa sot na shpallin të paligjshëm. Ne duam 100 përqind dëmshpërblim dhe ata që kanë dokumente dhe ata që nuk kanë. Se kanë investuar 25 vite në ato banesa. Projektin le ta bëjnë si të duan ata. Ne jemi për negociata, s’jemi vandalë. Vijmë tek bashkia e Tiranës se jemi qytetarë të Tiranës dhe kemi votuar për këtë qytet. S’kemi kërkuar kurrë ndihmë. Këta po mundohen që të tregohen arrogantë. Kryeministri duhet të tregohet arrogant me ata që na përdhunuan në Bularat dhe jo me ne. Unë dhe këta banorë nuk duam që ta lëmë vendin. Ne nuk tërhiqemi. Për dy gjëra jeton njeriu; për nder dhe shtëpi. Shtëpitë tona nuk do të gremisen."

ME TE LEXUARAT