Banorët e ‘Astir’-it bllokojnë Unazën e Re, kaos në trafikun e automjeteve

Aktualitet

Banorët e zonës së “Astir”-it në Unazën e Re, kanë bllokuar sërish rrugën, për të katërtën mbrëmje radhas.

Me pankarta në duar “Nuk jemi dele”, apo “Duam zhvillim, jo shkatërrim”, banorët kanë bllokuar rrugën, duke provokuar një përkeqësim të trafikut të automjeteve. Protesta e tyre lidhet me kundërshtimin e përpjekjeve të qeverisë dhe bashkisë së Tiranës, për prishjen e 317 banesave, për shkak të zgjerimit dhe rikonstruksionit të aksit të Unazës së Re, nga Pallati me shigjeta” te sheshi “Shqiponja”. Banorët kërkojnë legalizimin e banesave të tyre dhe dëmshpërblimin.

ME TE LEXUARAT