Artisti i famshëm shqiptar tallet me Palomën e “Fiks Fare”

Showbiz

Saimir Strati është artisti shqiptar me famë botërore, i njohur për krjimin e mozaikëve modernë dhe i çertifikuar 11 herë në librin e rekordeve “Guinness”.

Por pavarësisht famës që ka duket se akoma shumë njerëz nuk janë familjarë me fytyrën e tij, ashtu si gazetarja e njohur e “Fiks Fare’, Paloma.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë që Paloma kishte dalë për vox-pop të merrte mendimin e qytetarëve lidhur me ndërtimin e unazës së madhe është ndeshur në rrugë me artistin e njohur dhe e ka trajtuar si “çun trendy” pa e njohur aspak.

Por ky i fundit duket se e ka kthyer humorin e saj nga ana e tij duke u bërë sikur nuk kuptonte pyetjen e gazetares dhe duke u përgjigjur: “Kush celebrohet?”

Strati bëri sikur e kuptoi pyetjen për një unazë gishti duke ironizuar gazetaren e njohur dhe duke e bërë të largohej me vrap nga ai.

ME TE LEXUARAT