“Arti i Kursimit”, një mundësi për të mbeshtetur edukimin financiar të gjenerates së re!

Kliko per me shume info

Intesa Sanpaolo Bank Albania iu bashkua për të dytin vit rradhazi iniciativës sësuksesshme ndërkombëtare të Grupit Intesa Sanpaolo & Muzeut të Kursimit* (Museo del Risparmio), Galerive Italiane (Gallerie d’Italia) dhe Arkivës Historike për të festuar së bashku Ditën Botërore të Kursimit në 31 Tetor 2018!

Prej 24 Tetorit deri në 7 Nëntor 2018 një iniciativë e gjerë kombëtare u organizua në të gjithë Shqipërinë me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit & Rinisë, duke përfshirë rreth 2000 nxënës tëshkollave fillore, rreth 600 nxënës të klasave 5-9, dhe rreth 280 nxënës të Gjimnazeve, duke i mësuar atyre përmes metodave të edukimit jo-formal rëndësinë e Kursimit përmes shembujve konkrete. Kjo iniciativë u shoqërua dhe menjëfushatë interesante në mediat sociale.

Kliko per me shume info

Intesa Sanpaolo Bank Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit & Rinisë ndërmorrën rolin e mbështetjes së edukimit financiar tëfëmijëve e adoleshentëve duke përfshirë vullnetarisht punonjësit e Bankës, si instruktorë në klasa, për prezantimin e 3 kurrikulave (laboratorëve multimediale), përgatitur nga Muzeu i Kursimit në Torino, të krijuara enkas për grupmosha të ndryshme.
Nga 24 Tetori deri në 7 Nentor, rreth 13% e kolegëve që punojnë në Intesa Sanpaolo Bank Albania vullnetarizuan duke dhënë një orë mësimi në 51 shkolla në të gjithë vendin.

Rreth 2000 fëmijë të moshës 6-10 vjeç, rreth 600 fëmijë të moshës 11-14 vjeç dhe rreth 280 adoleshentë u bënë pjesë e kësaj iniciative, ku punonjësit e bankës ndanë konceptet kryesore të kursimit dhe rëndësisë së tij për të plotësuar ëndrrat. Nxënësit u angazhuan përmes lojrave dhe quizeve me synim familjarizimin e tyre me konceptet e menaxhimit të financave personale, duke identifikuar objektivat, duke i klasifikuar në afate kohore, dhe duke krijuar mundësi për biseda të hapura rreth koncepteve financiare bazë, përmes punës në grupe.

Silvio Pedrazzi, DPE i Intesa Sanpaolo Bank Albania,e mbështeti plotësisht këtë iniciativë, duke theksuar rolin aktiv tëçdo punonjësi të Bankës, si njëambasador të shpërndarjes së informacionit dhe rritjes së ndërgjegjësimit rreth edukimit financiar dhe rëndësisë së tij në të gjitha shtresat sociale. “Ne mbetemi energjikë në vijimin e promovimit të edukimit financiar për të siguruar përfshirjen financiare. Vetëm duke ndërmarrë hapa konkretë, do të mund të ndihmojmë aksesin e gjeneratave të reja në shërbimet e ofruara nga sektori financiar. Secili prej nesh ka një rol për të luajtur dhe 75 kolegët tanë në këtë moment janë duke dhënë shembullin më të mirë personal! Rruga për të arritur përfshirjen financiare nis me edukimin financiar.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.