Arrestohet 26 vjeçari shqiptar që kërkohej nëpër botë

Kliko per me shume info

Një i ri shqiptar, ndaj të cilit kishte një urdhër arresti ndërkombëtar, është vënë në prangat e policisë në Itali.

26-vjeçari shqiptar, emri i së cilit nuk është bërë i ditur nga mediat italiane, ka rënë në prangat e policisë në zonën e Emiglia Romagna-s.

Kliko per me shume info

Siç bëhet e ditur ndaj të riut ishte lëshuar një urdhër ndalimi pasi ishte dënuar me 6 vite burg nga drejtësia shqiptare, për dhunë seksuale.

Ngjarja për të cilën akuzohet i arrestuari ka ndodhur në Shqipëri.

26-vjeçari ka sulmuar dhe më pas përdhunuar një vajzë të re në shtëpinë e saj, kur ajo ishte vetëm.

I riu ishte zbuluar në një shtëpi ku qëndronte me një vajzë italiane, ndërsa pas arrestimit është dërguar në burg, ku edhe pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.