Arratisen ekzekutorët e mitur shqiptarë, “avulluan” kur i nxorën të ajroseshin

Kliko per me shume info

Dy të mitur shqiptarë janë arratisur nga Qendra e Burgut të Lipjanit mëngjesin e ditës së djeshme.

Të miturit ishin dënuar për vrasje dhe tashmë janë shpallur në kërkim.

Kliko per me shume info

Arratisja është konfirmuar nga Policia e Kosovës ku njoftohet se vrasësit e rinj kanë mundur të arratisen gjatë kohës së shëtitjes dhe ajrosjes.

Për pasojë dy gardianë të burgut të Lipjanit janë pushuar nga puna.

Foto ilustruese

NJOFTIMI I POLICISË SË KOSOVËS

Është raportuar se dy të burgosur meshkuj K/Shqiptarë, kanë arritur të arratisen nga Qendra Korrektuese e Lipjanit. Njësitë përkatëse policore janë në kërkim të arratisurve”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkaq, Shërbimi Korrektues i Kosovës, me anë të një njoftimi ka thënë se në lidhje me arratisjen janë pushuar nga puna edhe dy zyrtarë korrektues të cilët punonin në Burgun e Lipjanit dhe të miturit janë në kërkim.

Shërbimi Korrektues i Kosovës në një komunikatë thotë se të miturit janë arratisur gjatë kohës së shëtitjes dhe ajrosjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.