Aksident në Tiranë/ Përplasen dy makina, plagoset rëndë shoferja e “Benz-it”

Kliko per me shume info

Një aksident i rëndë rrugor mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “Kinostudios” në kryeqytet.

Kliko per me shume info

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” dhe një automjet tip “Volkswagen” janë përplasur dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Është mësuar automjeti tip “Benz” drejtohej nga një grua, e cila është në gjendje më të rëndë shëndetësore se drejtuesi i “Volkswagenit”.

Kalimtarë të rastit i japin asaj ndihmën e parë.

Dy të plagosurit u dërguan me urgjencë në QSUT, ndërsa shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende me dije.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.