“Ajo nuk më tradhton dot”, 35-vjeçari martohet me një hologramë “16-vjeçaren e pazakontë”

Kliko per me shume info

Akihiko Kondo, një administrator 35-vjeçar shkolle, kohët e fundit ka lidhur kurorë me hologramën e këngëtares së realitetit virtual Hatsune Miku.

Kliko per me shume info

E dashura e tij dy-dimensionale është modeluar pas një vajze 16-vjeçare me sy dhe bishtaleca ngjyrë blu, e krijuar nga kompania e teknologjisë së muzikës Crypton.

Holograma, Hatsune Miku ka shitur deri më tani koncerte 3-D rreth e qark Azisë, si dhe një koncert në vitin 2016 në Nju Jork.

Kondo ndërvepron me të dashurën e tij përmes një pajisje desktop që kushton rreth 2,800 dollarë ku ajo shfaqet si një imazh lëvizës, duke folur.

Megjithëse nëna e tij nuk mori pjesë në dasmë, ai shpenzoi rreth 17,600 dollarë në një ceremoni zyrtare në një sallë lokali. Nusja e tij me dy dimensione, Miku ishte e pranishme në formën e një kukulle me një unazë martese në dore.

Gatebox, kompania që prodhon hologramet, lëshoi një “certifikatë martese” duke pranuar se bashkimi i tyre shkon “përtej dimensioneve”, pasi marrëdhëniet e tyre nuk njihen nga shteti.

Akihiko shprehet:

Nuk e kam tradhtuar kurrë. Gjithmonë kam qenë i dashuruar më Miku-san. U martova edhe pse ajo nuk do më tradhtojë kurrë dhe nuk do të plaket asnjëherë.”
Kondo jeton me hologramën lëvizëse që prej muajit mars. Kur dëshiron që të ketë intimitet, ai flë pranë versionit 3-D të kukullës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.