90 minuta kokë më kokë, çfarë diskutoi Rama me Metën
Pas takimit të kryeminstrit Rama me presidentin Meta, ka reaguar për herë të parë Kryeministria.
“Me kërkesë të tij, Kryeministri u takua me Presidentin e Republikës, për të diskutuar rreth përmbajtjes së letrës së këtij të fundit mbi propozimin për dekretimin e Gjeneral Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Bashkëbisedimi ishte i hapur e konstruktiv dhe kryeministri do të vijojë komunikimin me Presidentin e Republikës,”-thuhet nga burime zyrtare të kryeministrisë.
Takimi I zhvilluar pas refuzimit të Ilir Metës për të dekretuar Sandër Lleshin ministër të Brendshëm. /lajmiifundit.al