7 muaj pas skandalit të tradhtisë, zbulohet si reagoi Khloe Kardashian

Showbiz

Pavarësisht se tradhtia e Tristan Thompson u mësua në prill të këtij viti, vetëm tani kemi reagimin e Khloe Kardashian, që ishte sa dramatik dhe i dhimbshëm.

Ndërsa më herët u tregua se ishte Kylie që i tha të motrës për situatën përmes një mesazhi, nuk ishte mësuar reagimi i Khloe-s kur mori vesh lajmin. Reagimi i saj u filmua falë bisedave në telefon me motrat dhe nënën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një telefonat dëgjohet sesi Khloe i thotë Kim: “Nuk mund të jem e qetë, jo tani”. Ajo shprehet se është e dëshpëruar për t’u larguar nga Cleveland dhe për t’u kthyer në Los Angeles, për të lindur.

Disa ditë më vonë, kamera filmon Khloe-n duke i thënë Kourtney-t përmes telefonit se, dëshiron që “ta shijojë fëmijën me Tristan, pavarësisht sesa e çmendur mund të tingëllojë”. Ajo i kërkoi familjes që të mos flisnin për asgjë dhe të silleshin normalisht me Tristan, diçka për të cilën Kim u shpreh se e kishte të vështirë ta bënte.

ME TE LEXUARAT