1800 euro në ditë nga shitja e "miellit të bardhë", shqiptarët kërkonin favore kur klientët s'kishin para

Aktualitet

Policia italiane ka shkatërruar një grup të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë pesë persona, në mesin e të cilëve tre ishin shqiptarë. Sipas mediave italiane, grupi e ushtronte aktivitetin në zonën e quajtur Campagnano di Roma.

Ndaj tre shqiptarëve gjykata ka vendosur arrest me burg, ndërsa dy italianët janë lënë në arrest shtëpie. Meësohet se tre shqiptarët e shisnin kokainën në “Piazza Cesare Leonelli”, ku kishin 300 konsumatorë të rregullt.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hetimet kanë zbuluar se në disa raste të veçanta, kur nuk kishin para, klientët e merrnin drogën në këmbim të favoreve seksuale.

Si bazë të shpërndarjes së kokainës, shqiptarët kishin një bar, pronari i të cilit, së bashku me një shtetas tjetër italian, i siguronin shqiptarëve klientë të rinj.

Shqiptarët arrinin të shisnin 50 doza me kokainë në ditë. Duke siguruar 1800 euro nga ky aktivitet. Shkëmbimi bëhej në ambientet e lokalit, parkingun e komunës ose në rrugicat aty pranë. Ndërkohë identitetet e të arrestuarve nuk janë bërë ende publike.

ME TE LEXUARAT