1 vit pa të bijën, aktori i njohur rrënqeth me vargjet

Showbiz

Është bërë plot një vit nga ndarja nga jeta e vajzës së aktorit dhe shkrimtarit të njohur Çun Lajçi.

Në këtë ditë të dhimbshme, Lajçi ka kujtuar me një poezi të ndjerë njëvjetoritn e ndarjes nga jeta të vajzës së tij, Bubulina, e cila vdiq nga mbidoza.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dhimbjen dhe mallin për të bijën ai e risjell për publikun, me një libër që mban vargjet më të ndjera që i ka shkruar ndonjëherë.

Por para promovimit të këtij libri, ai ka ndarë në Facebook një nga poezitë që shpreh vargjet për një vit mungesë të së bijës.

In memoriam

“Nji vit pa Ty e pa frymën tande

ecim kujtimësh si tymit temjanit

Bubë!Jerusalemi qeshi kur shqip fole:

“Jezunë du me prekë e shtrat i tij m’u ba”

Adeeb Joudeh ta hapi derën

e t’shenjtës “Sepulchre”

atë mëngjes korriku

diell i përvëluem zemre

Ti ece temjanit, unë pas xhamive

ku myezinët lëshonin zá

kur u ktheva,Sepulchre mshelë ishte

Ti s’dole ma!

Unë

i vetmuem n’qytetin plot jetë

i mërdhimë n’prushin e mbuluem me hi

dëshpërue nga lumtuni e majit

zjarm andrrash fus n’gjiE shkurtë dita për vetëvrasje

Nata e gjatë për dashuni

S’e kuptoj pse gëzohem që s’vdes

e pse jetoj në këtë botë me përralla

Zot

çka t’baj me Ninin që larg meje leh

e Bubën që varun m’rri mbi qepalla”.

ME TE LEXUARAT