Zonja e Parë e SHBA-ve: Jam njeriu më i kritikuar në botë, njerëzit shohin vetëm se çfarë vesh

Bota

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shprehur se ajo është njeriu më i ngacmuar dhe më i kritikuar në botë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Melania Trump ka folur rreth sulmeve dhe kritikave të shpeshta që ajo ka duruar që kur bashkëshorti i saj, Donald Trump, mori detyrën në intervistën e saj me ABC News.

"Mund të them se unë jam personi më i kritikuar në botë,", tha ndër të tjera Zonja e Parë gjatë bisedës me Korrespondentin e Çështjeve Kombëtare, Tom Llamas.

Intervista është realizuar në në Afrikë, ku Melania udhëtonte solo për të promovuar fushatën e saj "Be Best", e cila ngre vetëdijen për ngacmimin në internet.

Zonja e parë u shpreh gjithashtu se ka njerëz në krahun perëndimor – disa ende punojnë atje – të cilët nuk i beson. Në pjesët e shkurtra të shkëputura nga intervista ajo dëgjohet të thotë që është me shumë rëndësi që “të jesh gjatë gjithë kohës vigjilent” pasi nuk është e lehtë të qeverisësh.

E pyetur se çfarë bëri bashkëshorti i saj pasi ajo përmendi njerëz të cilët nuk i beson, Zonja e Parë u përgjigj:

Epo, disa nga ata njerëz nuk punojnë më atje".

Gjatë vizitës së saj të fundit në Parkun Kombëtar të Nairobit në Kenia, Melania u kritikua nga njerëzit e internetit për veshjen e një një përkrenare të bardhë – stili i të cilës ka konotacione historike të sundimit kolonial në Afrikë.

Dhe, pikërisht për njerëzit që komentojnë veshjen e saj, zonja Trump u shpreh:

Do të doja shumë që njerëzit të fokusoheshin në atë që bëj dhe jo në ato që vesh.”

ME TE LEXUARAT