Zbardhet kërkesa e “Babales”/ Publikohet fotoja ku i biri e pret në aeroport

Aktualitet

Vendimi i gjykatës së Prishtinës nga departamenti i Krimeve të Rënda për Albert Veliun, i njohur ndryshe si ‘dëshmitari X’ në audio-përgjimin ku implikohet vëllai i ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj, është zbardhur nga “BW”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Babalja” deklaron arsyet pse ka kërkuar azil në Kosovë.

Ai thotë se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Nga ana tjetër i ka premtuar gjykatës së nuk do të ikë nga vendqëndrimi i tij aktual ku ndodhet bashkë me një prej djemve.

DEKLARATA E VELIUT

E kundërshtoj kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit kundër meje për arsye se unë kam kërkuar azil në Kosovë sepse më është rrezikuar jeta në Shqipëri.”

I përkrah fjalët e mbrojtësit të tij dhe thekson që nuk ka ç’të shtojë më tepër se ç’tha edhe avokati mbrojtës i tij, dhe i premton gjykatës që do t’i përgjigjet ftesës së gjykatës kur gjykata do ta kërkojnë një gjë të tillë prej tij, njëherazi i garanton gjykatës se nuk do të ikë dhe nuk do të largohet nga vendqëndrimi i tij”, thuhet në procesverbalin e seancës së sotme.

Më tej avokati i tij Tomë Gashi jep me detaje situatën në të cilën ndodhet Veliu, që përshkruhet prej tij si një “sandwich”, për shkak se ndodhet në qendër të një lufte politike.

Ndërkaq nga deklarimet e avokatit mësohet se bashkëshortja e Veliut dhe djali tjetër kanë kërkuar azil në Belgjikë.

ME TE LEXUARAT