Apeli e lë në burg, Xhisiela i kërkon gjykatës të lirojë djalin e deputetit

Kliko per me shume info

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimi “arrest me burg”, për djalin e deputetit Rexhep Rrahja. Kërkesën për lirimin e tij e ka dorëzuar avokati i Rrajës Ilir Murati. Pas këtij vendimi ka qenë Xhisiela Maloku e cila para dyerve të gjykatës ka kërkuar që Rexhepi të lihet i lire, pasi problemet mes tyre kanë qenë vetëm për shkaqe xhelozie dhe ai është i pafajshëm.

Avokati i Rrajës thotë se klienti i tij po mbahet padrejtësisht në burg pasi denoncimi i Xhisiela Malokut është bërë për shkak të xhelozisë. Madje Murati thotë se “ka plot vajza që digjen për ‘hobi’ me cigare në trup”. Ai ka thënë se nga pamjet e kamerave Rexhep Rraja dheXhisiela Maloku dolën të përqafuar nga hoteli.

Kliko per me shume info

“Xhisiela më ka ardhur në zyrë, pranoi që e kishte bërë për xhelozi”, ka thënë avokati. Kërkesa e Rrajës për ndryshim të masës së sigurisë do të shqyrtohet nga gjyqtarja Shpresa Beçaj. Beçaj tha se do të merret vendimi pasi të shqyrtohet dosja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.