Vuçiç i thotë Putinit: Zgjidhja për Kosovën është ende larg

Kosovë&Rajon

Zgjidhja për Kosovën është ende larg, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fillim të takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të martën në Moskë.

Vuçiq tha se situata në Ballkanin Perëndimor është komplekse dhe se Serbia duron provokime, porse "dëshiron paqe dhe stabilitet"

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai e falënderoi Rusinë për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare dhe të interesave të Serbisë, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evopa e Lirë.

Putin tha se në takim me Vuçiqin do të bisedohet për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe situatën në rajon.

Ky është takimi i dytë i Vuçiqit me Putinin këtë vit.

Vuçiq tha të hënën se do të kërkojë ndihmë nga Putini për çështjen e Kosovës.

ME TE LEXUARAT