V+O Communication fiton dy çmime ndërkombëtare në IPRA GOLDEN WORLD AWARDS 2018

Kliko per me shume info

V+O Communication ka fituar përsëri këtë vit në IPRA Golden World Awards (GWA), çmimet më të rëndësishme të PR-it, organizuar çdo vit nga Shoqëria Ndërkombëtare e Marrëdhënieve me Publikun.
Duke u vlerësuar me një total prej katër çmimesh IPRA Golden World Awards në tre vite, V+O Communication ka arritur të fitojë njohje në të gjithë botën dhe të qëndrojë mes agjencive ndërkombëtare më prestigjioze.
Dy projektet fituese të këtij viti u zgjodhën për mendimin e tyre strategjik, planifikimin efektiv dhe krijimtarinë. V+O shkëlqeu në kategoritë e “Menaxhimit të Krizave” dhe “PR on a Shoestring” (një çmim dhënë projekteve shumë të efektshme me një buxhet të vogël), duke treguar përvojën e saj konkrete, shkathtësinë dhe ekspertizën në këto fusha përkatëse.

Saktësisht, V+O mori çmimet si më poshtë:

Kliko per me shume info

• GWA IPRA në kategorinë e “Menaxhimit të Krizave” për planifikimin strategjik dhe komunikimin e grupit Sklavenitis pas blerjes së grupit Marinopoulos; një nga paketat më të rëndësishme të korporatave kryer ndonjëherë në industrinë greke të supermarketeve. Gjatë periudhës kritike të transformimit të brendshëm, V+O hartoi strategjinë e komunikimit të grupit Sklavenitis dhe arriti të forcojë më tej reputacionin dhe imazhin e grupit si një punëdhënës përgjegjës, duke ushqyer marrëdhënie harmonike me punonjësit dhe duke mbrojtur mijëra vende pune.

• GWA IPRA në kategorinë “PR On A Shoestring” (programi i efektivitetit maksimal me buxhetin më të vogël në dispozicion) u dha për hartimin dhe zbatimin e një aktivizimi eksperimental të PR-it të paraqitur në “Athens Bar Show 2017” në emër të Jack Daniel’s. Projekti u ndoq me vizitën e Chris Fletcher, Zëvendësdrejtor i Prodhimit të Pijeve tek Jack Daniel’s, duke krijuar përvoja unike dhe treguar histori të frymëzuara nga marka. Aktivizimi krijoi një jehonë të gjerë në rrjetet sociale dhe zgjeroi vetëdijen e markës Jack Daniel’s.

Drejtorja e Përgjithshme e V + O Greqi, Znj. Teti Kanellopolou, komentoi çmimet si një gur tjetër që forcon më tepër themelet e kompanisë.
“Jemi shumë të lumtur që projektet tona dhe puna e bërë kanë marrë vlerësim ndërkombëtar për të tretin vit. Veçanërisht këtë vit suksesi ynë në dy kategori shumë të ndryshme dëshmon se strategjitë e PR-it janë të domosdoshme dhe ofrojnë shumë. Ato mund të mbrojnë dhe të ndërtojnë reputacionin e një kompanie, por gjithashtu mund të gjenerojnë tregime shumëdimensionale dhe interaktive rreth markës. Ndihemi krenar për ekipin tonë. Kemi një staf shumë të kualifikuar, krijues dhe dinamik. Një ekip profesionistësh të talentuar, të orientuar drejt rezultateve dhe të zgjuar. Jemi gjithashtu shumë të kënaqur që përfaqësojmë me sukses industrinë greke të PR-it në nivel ndërkombëtar. Këto çmime përbëjnë dëshmi për vlerën dhe potencialin e ekipit, mirënjohje për besimin e klientëve tanë dhe më e rëndësishmja, frymëzim për të arritur më të mirën, e cilat pritet të vijë”, tha Znj. Kanellopolou.
Katër çmimet ndërkombëtare të ekselencës IPRA GWA që përbëjnë listën e vlerësimeve të V+O janë marrë në kategoritë: “Komunikimi i Brendshëm” për kompaninë Astra Zeneca në vitin 2014; “Menaxhimi i Krizave” për Grupin Sklavenitis në vitin 2017; dhe në fund çmimi i dyfishtë në vitin 2018 në “Menaxhimin e Krizave” dhe “PR on a Shoestring” për programet e komunikimit, projektuar dhe ekzekutuar përkatësisht për grupin Sklavenitis dhe markën Jack Daniel’s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.