Video-përgjimi 'Alizoti'/ Balla ja lë topin në derë Arta Markut

Aktualitet

Taulant Balla ka reaguar skandalit që shpërtheu mbrëmë gjatë emisionit “Opinion”, ku i ashtuquajturi dëshmitari kyç i prokurorisë dhe qeverisë Fredi Alizoti, thotë në një video se I janë ofruar para në këmbim të dëshmisë së rreme.

Më konkretisht në këtë video të dytë, Alizoti tha se “Balla i ka ofruar 200 mijë euro për dëshminë e rreme”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ashtu siç veproi me rastin e fotos me të arrestuarin për kokainë Maksi Beço, Balla nxitoi të deklaronte para gazetarëve “se nuk e kishte takuar asnjëherë Alizotin”.

Ndërkohë u kujdes që për këtë rast t’ia kalonte “topin” kryeprokurores Arta Marku, duke thënë se I takon prokurorisë që të zbardhë edhe këtë rast. Këto komente Balla i bëri në dalje të Gjykatës së Tiranës ku po shqyrtohet një tjetër skandal në të cilin emri I tij është përfshirë: Ai I miliona eurove të gjetura në të famshmen “Toyota Yaris”.

ME TE LEXUARAT