Vettingu/ KPK jepet vendimi për prokurorin Adnan Xholi, konfirmohet në detyrë

Aktualitet

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për prokurorin Adnon Xholi, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme duke e konfirmuar në detyr. Xholi është drejtor i Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas raportit të ILDKPI-së, Xholi nuk kishte bërë deklarim të rremë të pasurisë. Nga hetimi i KPK rezultoi se deklarimet dhe gjendja reale e të dhënave të prezantuara nga Adnan Xholi përputhen por megjithatë prokurori kishte pasaktësi vetëm tek vetëdeklarimet cash e llogaritë bankare. Gjithashtu rezultoi se prokurori për disa vite ka mungesë likuiditeti për disa shpenzime por në seancën e kaluar dëgjimore ai solli edhe disa dokumente shtesë për t’u analizuar nga trupa gjykuese, të cilat u morën në shqyrtim duke kaluar vettingun.

Edhe për pastërtinë e figurës dhe vlerësimin profesional rezultoi pa probleme.

“Prokurori ka kursime të tij dhe të gruas rreth 2 mln e 500 mijë lekë. Ka makinë ‘Benz’ me vlerë 4 mijë euro dhe apartament 107 m², me vlerë 50 mijë euro”- thuhej në konstatimin e KPK duke iu referuar ILDKPI. Të njëjtin konstatim pati edhe DSIK, duke u shprehur se Prokuroi Xholi është i përshtatshëm për vijimin e detyrës.

ME TE LEXUARAT