U merrte para pë t’u kaluar kufirin të huajve, arrestohet. Emri

Kliko per me shume info

Eshtë arrestuar një person gjatë ditës së sotme për ndihmë për kalim të plagjshëm të kufirit.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Tiranë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, shtetasin :

Kliko per me shume info

– Almario Vojoviç, 24 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Ndihmon tre shtetas të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt një shume monetare, arrestohet 24 – vjeçari.

Procedohen në gjëndje të lirë dhe tre shtetasit e huaj pakistanez për veprën penale “Kalim të paligjshëm të kufirit”.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Tiranë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, shtetasin :

– Almario Vojoviç, 24 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas në rrugën “Babë Rexha” u kap në flagrancë nga shërbimet e forcës “Shqiponja” duke transportuar 3 shtetas të huaj pakistanez (Z. K., S. Sh., dhe D. I.,) të cilët i kishte ndihmuar për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt një shume monetare.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjëndje të lirë për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit” shtetasit e huaj pakistanez :

– Z. K., 33 vjeç

– S. Sh., 22 vjeç

– D. I., 20 vjeç ( të tre banues në Pakistan).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.