U arrestuan me zhurmë, Apeli konfirmon lirimin e mjekëve në Shkodër

Aktualitet

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e shkallë së parë për mjekët dhe infermierët e spitalit rajonal të Shkodër.

Apeli ka vendosur masën detyrim paraqitje për ish drejtorin e spitalit Përparim Çela, ish-drejtoren dhe mjeken Dhurata Uruçi, infermierin Renato Kepi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kardio-kirurgu i njohur që la Amerikën për të punuar në Shkodër, Luan Dragusha është totalisht i lirë pasi ndaj tij nuk ka asnjë masë sigurie.

Po ashtu janë lënë të lira edhe katër punonjëset e administratës së spitalit. I vetmi që vazhdon të jetë në kërkim është mjeku Edi Smajlaj i cili sipas burimeve pritet që shumë shpejt të paraqitet në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Mjekët u akuzuan fillimisht nga prokuroria për disa abuzime lidhur me stendat tek koronarografia por më pas gjykata i la të lirë mjekët dhe infermierët, vendim të cilin e dha edhe gjykata e apelit në Shkodër. Sipas Prokurorisë mjeket kishin porositur më shumë stenda se sa i duheshin spitalit, duke dëmtuar buxhetin e Ministrisë se Shëndetësisë.

ME TE LEXUARAT