Tritol shtëpisë së Xhisielës, Berisha ‘shpërthen’ ndaj Edi Ramës

Kliko per me shume info

Ish-kryeministri Sali Berisha u bashkohet reagimeve pas ngjarjes që ndodhi sot në Fushë-Krujë, ku banesës së gjyshit të Xhisiela Malokut iu vendos tritol.

Në një status në ‘Facebook’ Berisha pohon se 25-vjeçarja ka certifikuar kryeministrin Edi Rama si kryepërdhënuesin. Berisha theksoi se Rama pasi akuzoi opozitën për vendosjen e tritolit, thirri për ndihmë me detyrim Xhisielën, e cila sipas tij deklaroi germë për germë fjalët e kryeministrit.

Kliko per me shume info

“Viktima XH.M certifikon Ramen si kryeperdhunues!
Te dashur miq, pas vendosjes se tritolit te gjysherit e XH. M, Edvin Kristaq Rama deklaroi se tritolin e vendosi opozita, duke treguar keshtu tmerrin e brendshem qe e ka kapur si kryeperdhunues i shtetit perdhunues.

Ai, per te shpetuar nga ky tmerr thirri ne ndihme me detyrim viktimen XH. M, e cila deklaroi germe per germe dhe fjale per fjale ate qe tha dy ore me pare Edi Rama duke akuzuar dhe faktuar keshtu perfundimisht me fjalet e saj tekstuale me te Edvinit se ai eshte kryeperdhunuesi i shtetit perdhunues! Sb”, shkruan Berisha në ‘Facebook’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.