Treni përplas autoveturën në Plazhin e Durrësit

Aktualitet

Një aksident hekurudhor ka ndodhur në linjën Durrës – Elbasan. Aksident ka ndodhur në zonën e Plazhit në Durrës. Treni i pasagjereve i linjës Durrës – Elbasan, me mashinist, Sh. K., 58 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues K. K., 49 vjeç. Për fatin e mirë, veç dëmeve materiale, nuk ka pasur dëme të tjera të mundshme.
Komisariati i Policisë Durrës Më datë 15. 10. 2018, në lagjen nr. 13, treni i pasagjereve i  linjës Durrës – Elbasan, me mashinist, shtetasin Sh. K., vjeç 58, banues në Cërrik, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues K. K., vjeç 49, banues në Durrës, ku ka dëme materiale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

ME TE LEXUARAT