Treni merr para turmën, shuhen 60 persona, lëndohen 50 të tjerë

Bota

Ka arritur në 60 të vdekur dhe 50 të plagosur bilanci i vikimave të aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme kur një tren është përplasur me një turmë njerëzish në pjesën veriore të Indisë.

Banorët ishin mbledhur për të parë fishekzjarert gjatë një festivali fetar. Ngjarja u regjistrua në periferi të Amritsarit, një qytet në shtetin e Punjab.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas shtypit lokal, dy trena kishin arritur nga drejtime të kundërta në dy binarë të ndryshëm. Ndryshimi i gabuar në të njëjtën kohë i binarëve solli tragjedinë. Viktimat janë përplasur nga njëri prej trenave.

ME TE LEXUARAT