Dëmton me mjet prerës në trup 30 – vjeçarin duke i shkaktuar atij vdekjen.
Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.
Shërbimet e Policisë identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin :
– M. S., 25 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat, ka dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin Olti Hajdari, 30 vjeç, i cili mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital.
Policia tha se po punohet intesivisht për kapjen e tij. Mbremjen e djeshme nje adoleshente gjeti vdekjen si pasoje e goditjes me thike.