Thellohet bilanci në Mat, ndërron jetë edhe i plagosuri i tretë

Kliko per me shume info

Një tjetër prej të plagosurve nga ngjarja në Mat ka ndërruar jetë.

Kliko per me shume info

Bëhet fjalë për Hamit Buçin, i cili u trasnportua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

***

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së sotme në fshatin Shëlli të Matit.

Kujtim Koxha, 51 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt 4 personave, në një lokal.

Për pasojë kanë humbur jetën Mentor Hoxha, Erzen Alija dhe Hamit Buçi.

Sipas dyshimeve paraprake, autori i dyshuar Koxha ishte konfliktuar me punonjësit e bashkisë në një lokal të zonës dhe më pas ishte larguar.

Ai ishte rikthyer me një armë tip automatik në dorë dhe ka qëlluar drejt tyre.

Nga veprimet paraprake rezulton se këta persona po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat.

Bilanci i kësaj ngjarje të rëndë shkoi në tre viktima.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.