Thaçi kërcënon Haradinajn: Kujdes me deklaratat për dialogun

Kliko per me shume info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një konferencë për media se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka vdekur dhe se është në një fazë të rëndësishme.

Thaçi në këtë mënyrë iu kundërpërgjigj deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili më herët tha se “ideja për ndryshimin e kufijve ka vdekur”.

Kliko per me shume info

Duke e komentuar këtë deklaratë, Thaçi tha se kryeministri “është në humor të mirë ose ndihet tepër komod në karrigen e vet”.

Ai theksoi se ka pritur që kryeministri të jetë “më racional dhe më i përgjegjshëm në deklaratat për qëndrimet e tij lidhur me dialogun”.

Thaçi i cilësoi deklaratat e kryeministrit si populsiste, elektorale dhe pa përmbajtje dhe tha se moskorrigjimi i tyre mund të ketë pasoja.

“Jam i sigurt se kryeministri mund dhe ka nevojë t’i korrigjojë deklaratat dhe qëndrimet e tij lidhur me procesin e dialogut. Pa dialog nuk ka të ardhme euro-atlantike për Kosovën, as për NATO, as BE, dhe as njohje nga Serbia, sepse, tek e fundit, të gjithë e dimë se pozitat tona nuk janë të përhershme. Kryeministrat dhe presidentët mund të ndërrohen, shkojnë e vijnë të tjerë, siç janë ndërruar edhe më herët. Sidomos mund të ndërrohen shpejt ata në rast se nuk korrigjohen”, tha Thaçi.

Presidenti shtoi se institucionet e Kosovës dhe bartësit e tyre duhet të jenë shumë seriozë dhe të punojnë për harmonizimin e qëndrimeve shtetërore për këtë proces, të cilin ai e vlerësoi si të vështirë.

Ideja për ndryshimin e kufijve është shpalosur më herët nga Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, si mundësi për zgjedhjen e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve.

Ideja ka ngjallur reagime për dhe kundër, si të zyrtarëve vendës, ashtu edhe atyre ndërkombëtarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.