Tatimet kujtojnë biznesin: Edhe 3 ditë kohë për të dorëzuar deklaratën e TVSH-së!

Data 15 tetor është afati i fundit për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës së TVSH-së. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton sot tatimpaguesit me qarkullim 2-5 milionë lekë, se data 15 tetor është afati i fundit për të plotësuar dhe dorëzuar deklaratën e thjeshtuar të TVSH-së, për periudhat korrik, gusht dhe shtator 2018.

Deklarata mujore e thjeshtuar e TVSH-së, dorëzohet në mënyrë elektronike, nëpërmjet sistemit e-Filing. Administrata Tatimore shprehet e gatshme të asistojë gjatë këtij procesi. Për këtë qëllim, ka hapur “Këndin e Asistencës” dedikuar për biznesin e vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore ( 13 kënde efektive)..

Kliko per me shume info

Gjithashtu për çdo paqartësi, telefonohet pranë Qendrës së Thirrjeve në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02, ku një operator ofron asistencë në kohë reale: nga e hëna në të enjte ora 08:30-18:00 dhe të premten ora 08:30-16:00. Mund të përdoret edhe shërbimi Live Chat në adresën: www.tatime.gov.al. Po ashtu, mund të klikohet linku: https://bit.ly/2LckDFJ

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.