Shembet struktura pa leje e Emiljano Shullazit në Laprakë, Veliaj: E ka një i fortë? U pika!

Bashkia e Tiranës po vijon me aksionet për prishjen e ndërtimeve pa leje në kryeqytet. Kështu një rast i tillë është dhe prishja një strukture metalike pa leje, e cila u ngrit natën në afërsi të rreth-rrotullimit “Shqiponja” në Laprakë, nga një grup që njiheshin në komunitet si “ushtarët e Shullazit”, të cilët thuhet se kërcënonin inspektoret e bashkisë që e pikasën si ndërtim pa leje.

Mësohet se Struktura u prish nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës, me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, ndërkohë materialet për veprën ndërtim pa leje i janë referuar Prokurorisë.

Kliko per me shume info

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale pohoi se koha e të fortëve në Tiranë ka marrë fund.

“Si si? Këtë strukturë pa leje e ka një i fortë me nam? U pika! Një arsye më shumë për ta shkulur një orë e më parë e për të rrëzuar këto mite banale se gjerat e të fortit nuk preken! Qyteti i mirë është më i fortë se kushdo! Jo zaptime, jo baste – po rregull, po qytetari”, tha Veliaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.