Sondazhi, shqiptarët në Itali ndjehen të kërcënuar nga emigracioni

Emigrantët e rregullt në Itali mes të cilëve dhe emigrantët shqiptarë ndjehen të kërcënuar nga emigrantët klandestinë që gjatë viteve të fundit kanë populluar Italinë e kërkojnë politika të reja për reduktimin e numrit të tyre si dhe janë shprehur në favor të vendimit të marrë nga qeveria italiane për mbylljen e porteve.

“Mjaft me emigrantë të parregullt”, është ky apeli që vjen nga emigrantët e rregullt që prej vitesh jetojnë e punojnë në Itali të cilët kërkojnë ndryshimin e politikave ndaj çështjes së klandestinëve që mbërrijnë çdo ditë në brigjet italiane.

Kliko per me shume info

Ky apel ka ardhur pas sondazhit të realizuar nga Observatori Rajonal i Studimeve Multinetnike e Integrimit në rajonin e Lombardisë , i cili është dhe territori më i populluar nga emigrantët, ku aktualisht jetojnë e punojmë mbi 1 milionë e 153 mijë prej tyre nga mbi 5 milionë emigrantë të rregullt që jetojnë në të gjithë Italinë.

Sipas këtij sondazhi 53.2% e ekstrakomunitarëve të rregullt në Itali do të pranonin vetëm azilkërkuesit me status refugjati, ndërsa 12.2% e tyre është shprehur kundër pranimit të emigrantëve të parregullt e vetëm 32.5% e tyre do të ishte pro mikpritjes për të gjithë kategoritë e emigrantëve.

Në favor të politikave të reduktimit të emigracionit të pakontrolluar janë shprehur pro rreth 27.4% e emigrantëve kinez në jetojnë e punojnë në Lombardi, 16.7% e komunitetit shqiptarë e 14.7% e emigrantëve me kombësi rumune, 13.7% e egjiptianëve e me radhë.

Sipas analizës së këtij sondazhi vetëm emigrantët me origjinë afrikane janë shprehur pro politikës së porteve të hapura.

Komuniteti i emigrantëve të huaj në Itali kërkojnë një normativë të re për marrjen në mbrojtje të refugjatëve të vërtetë që shpesh ngatërrohen me ata emigrantë që nuk kanë të drejtë të mbërrijnë në Itali.

Po çfarë mendojnë emigrantët e rregullt në Itali për këtë fluks emigracioni që ka mbërthyer Europën?

Sipas sondazhit të Observatori Rajonal i Studimeve Multinetnike e Integrimit. Rreth 57.1% e emigrantëve shqiptarë në rajonin e Lombardisë ndjehet i kërcënuar nga mbërritjet e emigrantëve të rinj në Europë. Po të frikësuar ndjehen dhe rreth 52.4% e rumunëve, ndërsa 8% e kinezëve, 58.7% e egjiptianëve e 56.6% e marokenëve nuk ndjehen aspak të kërcënuar.

Duke iu referuar të dhënave të 2018 rreth 86.8% e emigrantëve mendojnë se mes klandestinëve që mbërrijnë çdo ditë në Itali fshihen persona të rrezikshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.