Si i shpëtuan arrestimit, Policia informoi bosët e laboratorit të Hasit

Kliko per me shume info

Një punonjës i antidrogës ka denoncuar te ish-kryeministri Sali Berisha faktin se operacioni policor në Has është dekonspiruar. Sipas tij, janë kapur vetëm rojet por jo bosët e vërtetë që janë biznesmenë, politikanë dhe deputetë.

Punonjësi i antidrogës që ka preferuar të mbetet anonim, deklaron se laboratori në Has ka 3 vjet që funksionon dhe për këtë kanë patur dijeni edhe autoritetet policore locale.

Kliko per me shume info

Ja mesazhi i publikuar nga ish-kryeministri Berisha:
Narkopolicia informoi boset e rrjetit te fabrikes se heroines ne Has!
Vodhi 160kg opium te paster me te cilin prodhoheshin 3.2 ton heroine!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr jam punanjes i antidroges nga lista prej 13 bosvedhe lejtenantve te ketij grupi,biznismene,politiksne,deputet etj nuk esht arrestuar asnjeri operacioni u dekonspirua plotesisht pa filluar ndaj u arrestuan vetem tre antaret e familjes Shuti qe punonin ne Fabrike dhe kishin detyre dhe ruajtjen e saja.
Ne fabrike jane gjetur 260 kg opium i paster por 160 kg u zhduken pa gjurme,po sqaroj ketu se me nje kg opium nxiren 20 kg heroine e zakonshme pra vetem me sasine e lendes se pare qe u gjende ne fabrike prodhoheshin 5200 kg heroine
Se fundi i nderuar Doktor fabrika në Has është ce 3 vjet dhe me dijeni te plote dhe nen kujdesin e shefit te komisariatit Has it dhe kryetarit bashkisë adem lala,te cilet kishin pjesen e tyre te fitimit, anonim ju lutem

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.