Sherri për Elvanën, i arrestuari në bllok duhej të ishte në gjyq për “mosbindje ndaj policisë”

Aktualitet

Një nga dy personat e plagosurit në mbrëmjen e 4 tetorit në një lokal në zonën e ish-bllokut, Eljon Hato, ka një tjetër proces penal në Gjykatën e Tiranës. Paraditen e së hënës, ndaj Hatos është zhvilluar seanca e parë gjyqësore për akuzën e mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik.

Kjo akuzë ka të bëjë me një ngjarje të ndodhur në shkurt të këtij viti, ku Hato nuk i ishte bindur urdhrit të një patrulle policie për të ndaluar. Pas ndjekjes, policia kishte mundur ta ndalonte dhe konstatoi se Hato ishte pa leje drejtimi. Por, pas verifikimit rezultoi se ai lejen e drejtimit thjesht nuk e kishte me vete dhe për këtë arsye policia e procedoi për mosbindje të urdhrit të punonjësit të policisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Seanca e parë për këtë akuzë nuk u zhvillua, pasi procedura e kërkon që duhet të jetë vetë i pandehuri që të japë pëlqimin për gjykim të shkurtuar, kërkesë të cilën Hato e kishte bërë që në seancën paraprake.

Por, për shkak të plagëve të rënda që mori në ngjarjen e përgjakshme të 4 tetorit, avokati i tij deklaroi se Hato vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në pamundësi për t’u paraqitur fizikisht në gjykatë. Në lidhje me këtë ngjarje, Hato akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese ndaj më shumë se një personi.

Edhe personi i mbetur i vrarë në këtë ngjarje, Fabian Gaxha rezultonte me precedentë të mëparshëm penalë dhe i kërkuar për vrasje të mbetur në tentativë.

ME TE LEXUARAT