Sherr në Mat/ Lëndohet një person që nuk kishte lidhje me ngjarjen

Aktualitet

Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Burrelit nga një konflikt i çastit mes tre të rinjve.

I plagosuri me iniciale M.M është qëlluar aksidentalisht pasi nuk kishte lidhje me konfliktin.Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Siç bën me dije policia në njoftimin zyrtar, dy të rinj të identifikuar si shtetasit me iniciale O.D dhe E.C janë konfliktuar dhe O.D ka qëlluar me armë zjarri, ku mbetur i plagosur i riu M.M.

"Në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur kryqëzimi i Koliqit, gjatë një konflikti të çastit mes shtetasëve O.D dhe E.C, në konflikt e sipër dyshohet se shtetasi O.D, ka qëlluar me armë ku për pasojë është plagosur aksidentalisht dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi M.M, 20 vjeç, i cili nuk kishte lidhje me konfliktin" sqaron policia.

Policia ka shpallur në kërkim të dy shtetasit O.D dhe E.C, ku forcat e Policisë po krehin zonën, po ushtrojnë kontrolle në ambjente e në aksin rrugor me qëllim gjetjen dhe arrestimin e tyre.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet intensivisht për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes .

ME TE LEXUARAT