Sëmundjet që shkaktojnë zhurmë në zemër, shenjat që duhet të dini

Soft

Zhurma në zemër mund të jetë një problem jo i dëmshëm ndonjëherë, por në shumë raste tregon një problem serioz me këtë organ të rëndësishëm.

Në këtë artikull do të mësoni se si të dalloni simptomat paralajmëruese të zhurmës në zemër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çfarë Është Zhurma Në Zemër?

Zhurma në zemër nuk dallohet me dëgjim të thjeshtë.

Ndonjëherë ajo nuk kuptohet përveç se me stetoskop, pajisjen përkatëse mjekësore.

Zhurma në zemër shkaktohet nga një qarkullim jo normal i gjakut në zemër, ngushtim të valvulave, vrimë në zemër ose ndonjë difekt tjetër.

Ju këshillohet një konsultë me mjekun nëse vëreni shqetësime.

Simptomat Paralajmëruese Të Zhurmës Në Zemër

Dhimbje Në Kraharor Ose Vështirësi Në Frymëmarrje

Vështirësitë jo normale në frymëmarrje, mund të tregojnë zhurmë në zemër të shkaktuar nga problemet me valvulat, siç është ngushtimi ose zgjerimi i tyre.

Valvulat e zemrës janë si dyert që drejtojnë qarkullimin e gjakut.

Ndonjëherë këto dyer nuk mbyllen ose nuk hapen siç duhet.

Anemia

Mungesa e hekurit, ose anemia tregon se në organizëm mungojnë rruazat e kuqe të gjakut të cilat transportojnë oksigjenin.

Nëse vuani nga anemia, duhet të konsultoheni me një mjek për të përjashtuar mundësinë e zhurmës në zemër.

Fryrje E Trupit

Fryrja e plotë e kyçeve, këmbëve apo barkut është tregues i një qarkullimi të dobët të gjakut që shkaktohet nga çrregullimet në valvulat e zemrës.

Probleme Me Tiroiden

Ndonjëherë zhurmat në zemër mund të shkaktohen nga problemet me tiroiden.

Nëse tiroidja është tepër aktive mund të shkaktojë turbulenca në qarkullimin e gjakut në zemër.

Shtatzania

Ndonjëherë gjatë shtatzanisë, femra mund të preket nga zhurma në zemër.

Kjo ndodh për shkak të volumit në rritje të gjakut në trup.

Nëse mjeku nuk përcakton dot një shkak madhor, atëherë zhurma do të largohet pas shtatzanisë.

Infeksionet

Infeksioni në shtresën e jashtme të zemrës dhe valvulat e saj mund të bëhet shkaktar për shfaqjen e zhurmës në zemër.

Kjo ndodh kur bakteri udhëton nga goja në gjak dhe mbetet i bllokuar në zemër.

Prandaj është e nevojshme që të mbani një higjenë të mirë të gojës.

Marramendja

Marramendja pa ndonjë arsye specifike mund të shkaktohet nga zhurma në zemër.

Disa njerëz që vuajnë nga probleme serioze me valvulat përjetojnë episode marramendjeje dhe të fikëti.

Mavijosja

Nëse lëkura juaj mavijoset ose merr një nuancë blu, veçanërisht në zonën e buzëve dhe gishtave, ju rekomandojme të konsultoheni menjëherë me një mjek kardiolog.

Vetëm një mjek mund të përcaktojë nëse zhurma është tregues i një problemi madhor me zemrën./AgroWeb

ME TE LEXUARAT