Së shpejti fluturojmë nga aeroporti i Kukësit, hapet gara

Aktualitet

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur garën për dhënien me koncesion/Partneritet Publik Privat të Aeroportit të Kukësit. Palët e interesuara do të mund të dorëzojnë ofertat e tyre Brenda datës 10 dhjetor të këtij vit.

Pas kësaj datë, MIE do të mbledhë ofertat e mbërritura pranë Agjencisë së Prokurimit Publik për të bërë më pas edhe vlerësimin e tyre. Fituesi do të operojë me një kontratë koncesionare të formës BOT.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vënia në punë e këtij aeroporti është edhe një ndër prioritetet e qeverisë. Aeroporti I Kukësit i është dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civili në vitin 2006, ku do të jetë nën varësinë e tij deri në vënien e tij në punë.

ME TE LEXUARAT