Sara Hoxha rrëfen historinë e trishtë: Kam humbur një bebe para London!

Kliko per me shume info

Edhe pse komentohet gjërë e gjatë për jetën e saj personale, Sara Hoxha ka preferuar gjithmonë që të qëndrojë e distancuar nga jeta publike. Në një intervistë për ëho, Sara Hoxha ka treguar detaje nga jeta e saj.

Ajo çfarë kemi zbuluar nga kjo intervistë e gjatë ka qenë ndarja 3-ditore e çiftit. Në fillimet e tyre ata shoqëroheshin me njëri-tjetrin vetëm në shtëpinë e Ledionit, pasi nuk donin që lidhja e tyre të merrej vesh.

Kliko per me shume info

Mirëpo kur kjo gjë ndodhi, ata u ndanë për 3 ditë pasi Sara nuk e përballonte dot të gjithë atë vëmendje që kishte marrë kjo romancë. Por zgjati vetëm tre ditë dhe Sara kuptoi se nuk jetonte dot pa Ledionin.

Mirëpo, edhe ata kanë pasur momente të trishta si humbja e një bebi, përpara se të vinte në jetë London. Ata e dëshironin një bebe dhe London nuk ka qenë një surprizë në jetën e tyre. Sara tregon historinë e trishtë që e kanë përjetuar shumë gra ndoshta.

“London ishte me vetëdije të plotë. Ne kemi patur një shtatzëni përpara London, që fatkeqësisht u ndërpre në mes, sepse zemra e bebit pushoi së rrahuri. Dua ta them këtë, sepse është diçka që u ndodh shumë njerëzve, është shumë e trishtë, por dua që të kuptojnë që nuk është përfundimtare ajo ndjesi. Ti e mban mend se sa u mërzitëm për një fëmijë që ishte sa një kikirik, që as nuk e njohëm, dhe aty e kuptuam sa shumë donim që të krijonim një familje tonën” -ka treguar Sara./bw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.