Salianji ironizon Ramën: Në prokurori jepet llogari, nuk shplahen krimet

Aktualitet

Deputeti demokrat Ervis Salianji, ka ironizuar deputetin socialist Taulant Balla, i cili po përpiqet me të gjitha mënyrat që të fshehë udhëtimet e tij jashtë shtetit me një të dënuar për trafik droge, pavarësisht se këto udhëtime janë të regjistruara në sistemin TIMS.

Salianji ka postuar një fotomontash në Facebook, ku Edmond Bego i tregon Taulant Ballës se sa herë kanë udhëtuar sëbashku jashtë shtetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ja çfarë shkruan Salianji:

E ke ngaterruar Taulant! Prokuroria është vendi ku jepet llogari për krimet, jo faltore për shplarjen e krimeve!

Kështu jemi ndarë, ne japim llogari për denoncimin e krimit ju jeni të ngrehur nga lidhjet me krimin! ????

ME TE LEXUARAT