Salianji del nga prokuroria: Unë besoj në Zot, tek Alizoti beson Edi Rama

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka dalë nga Prokuroria pak minuta më parë ku ka dhënë shpjegime lidhur me audiopërgjimin e Agron Xhafajt. Salianji deklaroi se “unë besoj në Zot, tek Alizoti beson Edi Rama” duke aluduar për Fred Alizotin, të ashtuquajturin “aktori”.

Salianji ka dëshmuar për afro 2 orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur em audiopërgjimin pasi është vënë nën hetim. “Do viheni në dijeni për rrethanat, – tha deputeti i PD, – prokurorët ishin të qartë dhe pa asnjë dilemë për atë çështje.

Kliko per me shume info

Jam person nen hetim për shkak se Agron Xhafaj i burgosur më ka kallëzuar mua dhe gazetarin investigativ, ndërkohë që viktima kallëzuese nuk ka ardhur asnjëherë të pyetet apo të dëshmojë”- tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.