Sali Lushaj sqaron foton me Fredi Alizotin: Më kujton fletërrufetë e komunizmit

Aktualitet

Sali Lushaj ka reaguar pas publikimit nga Artan Hoxha të fotos së tij me Fredi Alizotin, i dyshuar si personi që sipas Prokurorisë ka imituar zërin e Agron Xhafës. Përmes një postimi në Facebook, Lushaj thotë se publikimi i këtyre dy fotove, u bë shkas që ai të pranonte se kishte dalë me Alizotin dhe Babalen. Ja reagimi i tij i plotë:

“Te nderuar Miq ! U ba shkas kjo foto qe ta pranoi se ne kte vend kam dalur me Alizotin e Babalen .Por me zgjoi nga malli kur pash vehten time ne kte vend. Kishte shkruar gazeta e sotme. Me zgjoi nga malli duke me kujtuar flete rrufete e asaj kohe te viteve 80 ku mbi 400 te tilla te gjithe organizatave te rinise e te frontit te gjithe rrethit mu drejtonin mua. Pse nuke pushuat me dhe sot apo amaneti i Baballareve tuaj?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po kane ndejtur ketu afer shtepise time se e njifja prej vitesh qysh kur Baballaret e ketyre qe sot i sherbajne kta gazetare me internuan. Ishin te trembur e pa buke .Une ju afrova kte ketu afer shtepise time. shtepise time . Kte mund ta bej kushdo qe eshte shqipetar. Le te ishte i majte une une do ti gjindesha afer po te me kerkonte ndihem.Se cka fole e deshmuar Si Alizoti si Babalja le te mbajne pergjegjesite e tyre sejcili. Respekte”, shkruan Lushaj.

ME TE LEXUARAT